Learning Tower, ose kulla ndihmëse për fëmijët e vegjël, është një mjet i njohur në shumë familje që ndjekin parimet Montessori. Por me përhapjen e saj, kanë lindur edhe disa mite. Le t’i sqarojmë disa prej tyre:
1. “Learning Tower është e rrezikshme për fëmijët” – E gabuar.
Nëse përdoret siç duhet dhe është e ndërtuar me materiale cilësore, learning tower është një mjet i sigurt. Ajo u jep fëmijëve një vend të qëndrueshëm për të qëndruar në lartësi, shpesh më e sigurt se të ngjiten në karrige të zakonshme.
2. “Nuk ka nevojë për të, fëmija mund të ndihmojë edhe pa të” – Gjysmë e vërtetë.
Edhe pse fëmija mund të përfshihet në aktivitete pa learning tower, kjo pajisje e bën shumë më të lehtë dhe më të sigurt pjesëmarrjen aktive të tij në kuzhinë apo në vende të tjera ku ka nevojë për lartësi.

3. “Është vetëm për fëmijët mbi 3 vjeç” – E gabuar.
Shumica e learning towers janë të dizajnuara për fëmijë nga 18 muajsh e lart, apo në momentin që fëmija është stabil në këmbë të veta, gjithmonë nën mbikëqyrjen e të rriturve. Ato rregullohen sipas moshës dhe lartësisë së fëmijës.

4. “Zë shumë vend dhe nuk ja vlen” – Varet.
Ka modele shumë kompakte dhe madje të palosshme që përshtaten lehtësisht edhe në kuzhina të vogla. Vlera e saj qëndron në përfshirjen aktive të fëmijës në jetën e përditshme.
Ndani përvojën tuaj me ne.

