Në botën e sotme, ku ritmi i jetës është kaq i shpejtë dhe i ngarkuar, prindërit kërkojnë zgjidhje praktike dhe funksionale për të kujdesur për nevojat e tyre dhe të fëmijëve. Qoftë për shëtitje të thjeshta apo për nevoja të përditshme çantat Puredu janë gjithmonë shpëtim.
Seti i çantave Puredu përbëhet nga tre pjesë që përfshijnë:
1. Çantë Krahu – Që mund të vendoset në karrocë dhe ka vend për laptop Ky model i çantës është një ndërthurje e rafinuar e stil dhe përdorshmërisë. E dizajnuar për tu vendosur në karrocën e fëmijës duke e bërë më të lehtë bartjen e saj. Kjo çantë krahu ka një hapsirë të veçantë për laptopin, dhe është e përshtatshme për prindërit që dëshirojnë të punojnë në lëvizje. Gjithashtu, është krijuar për të mbajtur gjithçka që fëmija mund të ketë nevojë gjatë një dite të gjatë jashtë shtëpisë. Detajet e saj janë menduar me kujdes, duke ofruar vende për sendet bazë si pampersa, rroba, lecka, shishe apo lodra të vogla. E ndërtuar për të përshtatur të dy gjinitë, kjo çantë është ideale për prindërit e rinj. Materiali i saj është i rezistent ndaj ujit dhe i lehtë për pastrim, duke e bërë të përshtatshme për çdo mot dhe situatë.
2. Ndërruese Pampersi – Ndërro bebin kudo që je Një ndër sfidat më të mëdha për prindërit e rinj është të gjejnë një vend të përshtatshëm për të ndërruar pampersin kur janë jashtë shtëpisë. Me ndërruesen e pampersit të Puredu, ky problem është zgjidhur. Ajo është e dizajnuar për të qenë e lehtë për përdorim dhe për të mbajtur gjithçka që ju nevojitet, përfshirë pampersin dhe leckat. Kur nuk përdoret, ajo mund të paloset dhe të ruhet brenda çantës së krahut, duke e bërë të lehtë për transportim.
3. Çantë termike për ruajtje të temperaturës së qumështit Fëmijët kanë nevoja për ushqim të freskët dhe të shëndetshëm edhe kur janë jashtë shtëpisë. Çanta termosi e Puredu është e dizajnuar për të mbajtur qumështin, çajin ose ushqimin e fëmijës në temperaturën e duhur për orë të tëra. Kjo do të thotë se ju mund të jeni të sigurt që fëmija juaj po merr ushqimin më të mirë edhe kur nuk jeni në shtëpi.